Subscribe

TONIN FRROKU – GAZETAR

 

Ndodhemi ne nje prej qendrave kryesore të vaksinimit te njesise vendore te kujdesit shendetesor te Korces. Deri ne keto momente asnje i interesuar per vaksinen e trete te moshes mbi 60 vjeç.

 

E njëjta situatë mësohet të ketë qenë edhe në qendrat e tjera të vaksinimit në lagjet e qytetit të Korçës.

 

Mjekja epidemiologe, Merita Kroi thotë se para nisjes së procesit të vaksinimit ka pasur të interesuar por që pritet të paraqiten në ditët në vijim.

 

 

MERITA KROI – MJEKE EPIDEMIOLOGE

 

Ndoshta s’kanë filluar akoma ta marrin vesh që do filloj. Por ditë më përpara persona të interesuar ka pasur. Ndoshta janë në qendra shëndetësore dhe mund të kenë filluar aty. Edhe të sëmurë jo të 60 vjeç, por më poshtë kanë qenë të interesuar që kërkojnë të bëjnë vaksinën.

 

Ndërkohë, për fëmijët e moshës plus 12 do jenë prindërit ata që do vendosin me rekomandimin e mjekut te familjes nëse do e marrin apo jo injeksionin e vaksinës Pfizer.

 

Për fëmijët e moshës 13 vjeç dhe 16 plus 17, mjekët e familjes duhet t’i evidentojnë bashkë me prindërit për të aplikuar vaksinën. Është vetëm vaksina Pfizer.

 

Edhe në qytete të tjera të vendit interesi i personave të moshuar për të marrë dozën e tretë ka qenë i ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *