E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pajtohen Irani dhe Arabia Saudite/ Dy vendet rivendosin marrëdhëniet me ndërmjetësimin e Kinës

Ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite dhe Iranit u takuan në Pekin për mbledhjen e parë zyrtare, që kur Kina ndërmjetësoi marrëveshjen për të rivendosur marrëdhëniet midis dy fuqive të mëdha muajin e kaluar. Ministri i jashtëm saudit dhe homologu i tij iranian shtrënguan duart në kryeqytetin kinez këtë të enjte, për herë të parë pas shtatë vitesh.

 

Zyrtarët thanë se ranë dakord të ndjekin marrëveshjet për rihapjen e misioneve të tyre diplomatike në vendet përkatëse, për të inkurajuar vizitat e delegacioneve zyrtare dhe private, dhe për të lehtësuar vizat për qytetarët iranianë dhe sauditë. Ata ranë dakord gjithashtu të diskutojnë rifillimin e fluturimeve mes tyre.

 

Pas vitesh armiqësie, palët ranë dakord në mars për të rivendosur lidhjet në një marrëveshje historike të ndërmjetësuar nga Kina, e cila konfirmoi sërish këtë të enjte gatishmërinë për të mbështetur Arabinë Saudite dhe Iranin në nxitjen e marrëdhënieve të mira, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë vendet e Lindjes së Mesme, të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë