E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Paguaja 50 euro energji, tani 500”/ Borrell komenton rritjen e çmimeve

epa06907887 Portuguese Foreign Minister, Augusto Santos Silva, during a joint press conference with his Spanish counterpart, Josep Borrell (unseen), held after their meeting in Madrid, Spain, 24 July 2018. EPA-EFE/Mariscal

Përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrel ka komentuar rritjen e çmimeve me të cilat po përballet sot bota.

 

Reklamë

Ai tha se këto rritje nuk ishin për shkak të sanksioneve të vendosura nga BE dhe SHBA ndaj Rusisë, por si pasojë e luftës. Borrell mori një shembull se si ai në shtëpinë e tij në Spanjë më herët paguante 50 euro, ndërsa tashmë duhet të paguaj 500 euro.

 

“E di se keni hasur shqetësime të mëdha, dhe në mendjen e qytetarëve janë rritja e çmimeve. Lufta ka krijuar një ndërprerje të madhe në ekonominë botërore. Nuk janë pasojat e të qenit të sanksioneve. Por është proces që ka nisur me rritjen më parë të energjisë, të gazit. Dhe është pasojë e varësisë që kemi ne dhe Rusia po e përdor atë si armë. Nuk është çështje e pasojave të sanksioneve, por e luftës. Është pasojë e rritjes së çmimeve, e ndalimit të eksporteve. Po paguaja energjinë e shtëpisë në Spanjë, më parë ka qenë 50 euro dhe tani ka shkuar njësia 500 euro. Kështu ka ndodhur me të gjithë. Nafta karburanti që përdor për makinën në Bruksel është më shumë se 2 euro litri. Por ka qenë 20% rritje. Më vjen keq të them se është një fenomen që do të ndikojë te vendet më të varfra. Ata janë të varur nga eksporti i grurit rus, që do të përballen me krize”, tha Borrell.

Vazhdo të lexosh

Reklamë