E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Pagesa e administratorit te fatura e ujit, Bashkia: Zgjidh dhe ndotjen e depozitave

Një ditë pasi Vizion Plus transmetoi situatën alarmante të depozitave te ujit, ku u gjend llum i zi e i kuq, reagon Bashkia e Tiranës. Drejtori i përgjithshëm i objekteve në bashkëpronësi, Erindi Bejko, thotë se zgjidhja e vetme që qytetaret të paguajnë për shërbimet, është përfshirja e pagesës se administratorit tek fatura e ujit. Projektligji sipas Bashkisë do t’i dërgohet parlamentit në shtator.

 

Bashkia e Tiranës do te jete edhe garantuesja që administratoret do të bëjnë siç duhet punën, dhe do te verifikojnë me kujdes çdo denoncim te qytetareve për neglizhence nga ana e tyre.

 

Drejtoria e shëndetit publik Tirane e shikon zgjidhjen e problemit te depozitave vetëm tek administratoret.

 

Problematikat qe një pallat ka, janë te shumta, sipas administratoreve, banoret duhet te kuptojnë qe bashkëpronësia ka edhe detyrime.

 

Mospastrimi i depozitave te ujit është kthyer ne një rrezik te madh për banoret, sepse nëse nuk pastrohen, aty krijohen baktere, parazite dhe viruse qe dëmtojnë seriozisht shëndetin tone.

Më shumë video