Subscribe

Uji i depozitave te papastruara kërcënon shëndetin e qytetareve. Nje vëzhgim i bere nga Vizion Plus tregon se situata është alarmante.

 

Kjo depozite ka me shume se 10 vite qe është e papastruar. Sipas ligjit duhet te pastrohet njëherë ne 6 muaj dhe kjo është përgjegjësi e administratoreve. Por ata fajësojnë banoret qe nuk paguajnë detyrimet per ketë shërbim.

 

Drejtoria e Shëndetit Publik ne Tirane thotë se situata eshte mjaft shqetësuese dhe se rrezikohet jeta e atyre qe përdorin ujin e depozitave. Sipas specialistit te DSHP-se  Gimjan Dokle, krijohen baktere apo viruse qe me pas transmetohen tek qytetaret.

 

Specialisti jep rekomandimet se çfarë duhet te bëjnë qytetaret per t’i shpëtuar rrezikut.

 

Tarifa qe duhet te paguajnë qytetaret per pastrimin e depozitave nje here ne gjashte muaj eshte1500 leke.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *