E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paga minimale 300 mijë lekë/ Braçe: Ndikon në ekonominë e shumë punëtorëve

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe deklaroi se rritja e pagës minimale është një lajm i mirë për shumë punëtorë. Ai tha në “Facebook” se ky vendim do të rrisë ekonominë familjare të tyre, por shtoi se është mundësi e mirë edhe për sipërmarrjen.

 

“PAGA MINIMALE 300 MIJË LEKË! Nuk ka beteja më me vlerë se ato që përfundojnë me të tilla vendime; Prekin një masë të madhe punëtorësh në çdo sektor, ndikojnë mbi ekonominë e tyre familjare! Por paga minimale e rritur është një mundësi edhe për sipërmarrjen, atë që prodhon, shërben e tregton; Kjo para e shtuar është konsum edhe për ta e produktet e tyre! Kush kundërshton duhet të kuptojë se, të fitosh para nuk do të thotë të shfrytëzosh e keqpaguash ata që krijojnë vlerën e ndërmarrjes tënde; Historitë me kompensim nga qeveria për rritjen e pagës minimale, nuk vlejnë! E dimë të gjithe se në ndërmarrjet e tyre ka kohë që nuk paguajnë më 260 mijë lekë, por e përdorin këtë kufi për të fituar nga evazioni fiskal!”

 

Të martën, kryeministri Edi Rama u shpreh se në të ardhmen do të ketë një tjetër rritje të pagës minimale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë