E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Kronikë

Pafajësia e Tahirit në Itali, Krimet e Rënda e marrin si provë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë si provë vendimin e Italisë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe brenda nëntorit do të vendosë nëse do të pushohet apo jo hetimi ndaj tij.

 

Saimir Tahiri pak ditë më parë iu drejtua organit të akuzës ku depozitoi vendimin e prokurorisë Italiane ku thuhej se ai nuk ishte nënhetim për çështjen “Habilaj”.

 

Reklamë

Sipas hetimeve italiane ish-ministri nuk ka qenë i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj.

 

Në Shqipëri, Tahiri është në hetim si i dyshuar për trafik droge, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Vazhdo të lexosh

Reklamë