E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Paditet në SPAK kreu i IKMT/ Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit e akuzojnë për shpërdorim detyre

Banorët e Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit paditën këtë të premte në SPAK kreun e inspektoratit kombëtar të mbrojtjes së territorit për shpërdorim detyre.

 

Avokati i banorëve, Arben Llangozi, tregoi se janë vendosur gjoba ndaj qytetarëve që kanë ndërtuar shtëpi që në vitet 2000, gjë që sipas tij bëhet me synim që IKMT të dëmtojë interesat e qytetarëve që preken nga projekti i unazës së madhe.

 

Reklamë

Qytetarët shprehen se do të ndërmarrin edhe rrugë të tjera administrative që të parandalojnë situata të tilla të ngjashme, pasi një gjobëvënie është e tepërt pas shembjes së shtëpisë dhe mos dhënies së një zgjidhjeje për strehimin.

 

Projekti i Unazës së Madhe prek në total 654 shtëpi, 200 prej të cilave janë me dokumentacion.

 

Për procesin e shpronësimit banorët kërkojnë kompensim me vlerën e tregut dhe jo me çmimin e referencës. Edhe ata që i kanë shtëpitë të palegalizuara, vazhdojnë të hedhin akuza për përjashtim të padrejtë nga procesi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë