E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Padia e LSI-së për Ramën, Gjykata e Beratit njofton palët: seanca në 16 maj

Padia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratat e tij gjate fushatës do te shqyrtohet ne Berat. Gjykata ka njoftuar palët se seanca do te mbahet me 16 maj.

LSI e paditi shefin e qeverise pasi gjate fushatës për zgjedhjet e parlamentare nga Kuçova beri një deklarate qe sipas drejtuesve te kësaj partie synonte përfshirjen e policisë ne procesin elektoral.

Megjithëse vete kryeministri kërkoi ndjese për deklaratën, LSI nuk u tërhoq por prokuroria e pushoi çështjen. Vendimi i organit te akuzës u ankimua ne Gjykatën e Larte dhe tani çështja do te shqyrtohet ne Gjykatën e Beratit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë