E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Kosova

Pacolli kundër Haradinajt, kërkon heqjen e taksës ndaj Serbisë

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli,  ka deklaruar se Kosova s’mund të refuzojë kërkesën e SHBA-së për heqjen e  taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

 

Në një deklaratë për mediat, Pacolli ka thënë se do të bisedojë me kryeministrin Ramush Haradinaj për mundësinë e përgjigjes pozitive ndaj SHBA-së. Duke folur për diplomacinë vendore, ministri ka shprehur keqardhje që puna e tij është vështirësuar për shkak të mungesës së unitetit nga zyrtarët shtetërorë.

 

Ndërkohë Pacolli ka pranuar se qëndrimet e ndryshme të Presidentit dhe Kryeministrit në lidhje me dialogun me Serbinë krijojnë paqartësi. Sipas fjalëve të tij, në dialogun me Serbinë, Kosova mund të bëjë disa kompromise, të cilat, sipas tij, do të ndodhin në kuadër të demarkacionit me Serbinë.

 

Pacolli shpreson që opozita në Kosovë do t’i bashkohet ekipit dialogues.

Vazhdo të lexosh