E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Pacolli kthehet në Kosovë: Nuk e di nëse do të futem në karantinë

Pas mbërritjes në aeroportin “Adem Jashari”, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli deklaroi se nuk e di nëse do të futet në karantine apo jo. Megjithatë, theksoi se është i gashtëm të respektojë rregullat, ashtu si çdo qytetar.

Në një prononcim për mediat, Pacolli ka reaguar gjithshtu edhe për deklaratat e ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla lidhur me arrestimin e tij nëse hyn në mënyrë të paligjshme në Kosovë.

 “Nuk e di nëse do të shkoj në konvikt në karantinë. Unë respektoj normat për çdo qytetar po ashtu edhe për mua. Nëse ka një normë, rregull për qytetarët do të respektoj. Nuk më ka pëlqyer deklarata e Xhelal Sfeçla, për arrestimin tim. Kjo është e papranueshme për mua. Unë nuk jam kriminel, jam qytetar, jam i këtij shteti dhe e dua këtë shtet”, u shpreh Pacolli. 

Vendndodhja e Pacollit ka shkaktuar aludime te ndryshme ditet e fundit. Qeveria e Kosovës e paralajmëroi atë se nëse do të hynte në Kosovë, do t’i nënshtrohej masave të karantimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë