Frika nga infektimi me sars covid 2 ka frenuar shtrimet në pavijonet e spitaleve në QSUT, pacientët e të cilëve refuzojnë të trajtohen nga bluzat e bardha duke zgjedhur konsultat online.
Mjeku Endokrinolog Florian Toti tregon stepjen e pacientëve dhe domosdoshmërinë e trajtimit në vijueshmëri të shumë sëmundjeve.
FLORIAN TOTI
MJEK ENDOKRINOLOG
Numri ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Një pjesë e të sëmurëve refuzojnë në mënyrë të vazhdueshme shtrimin në spital edhe kur e kanë të nevojshmë atë, për shkak të frikes së madhe nga koronavirusit. Por ka që në spital mund ta kenë vertët të nevojshme dhe të domisdoshëm shtrimin . Sëmundja kronike këtë ka , që vazhdon gjatë gjithë kohës, nuk mund te zgjidhet duke parë dy analiza ose duke thënë që jam mirë. Duhet kontakti me mjekun, të sëmurët janë aq të sëmurë sa kanë qënë por është frika më e madhe nga Covid-i se nga sëmundja bazë.
Edhe në spitalin pediatrik është i njëjti fenomen, ndërkohë që mjekët thonë se kanë nisur ndërhyrjet kirurgjikale tek fëmijët.
NUMILA KUNESHKA
KARDIOPEDIATRE
Nga frika e Covid edhe prinderit kanë frikë dhe janë të trembur dhe e kanë kufizuar ardhjen e tyre për të bërë eko dhe konsulta. Nuk kemi patur konsulta të shtuara të fëmijëve me probleme në zemër. Në muajin maj kemi rifilluar operacionet e zemës. Cdo jave kryejmë 1-2 nderhyrje në zemër tek fëmijët me probleme.
Në shumë spitale, përveç atij infektiv, më shumë se gjysma e shtretërve janë të lirë.
FLORIAN TOTI
Pavijoni jonë ka 33 shtretër, tani janë 10-12 të shtruar. Po punojme me 30% të kapacitetit të shtretërve, ndërsa në pavijonet e tjera po punojnë më 50%.
NUMILA KUNESHKA
Sa i përket pediatrisë së përgjithshme numri i shtrimeve ka qenë i limituar.
Ndërsa me ardhjen e vjeshtë-dimrit dhe qarkullimit të virozave priten shtrime më të shumta në ambientet spitalore.