Subscribe

Spitalet private, pa autorizimin e autoriteteve shtetërore shëndetësore kanë trajtuar dhe vazhdojnë të trajtojnë pacientë të infektuar me Sars-Cov 2. Prej afro një viti tashme zhvaten xhepat e qytetarëve shqiptarë, të cilët të detyruar nga gjendja e rëndë shëndetësore drejtohen edhe në shërbimin privat.

Trajtimi i pacienteve sipas Ministrisë se Shëndetësisë duhet të bëhet vetëm në 4 strukturat shtetërore të dedikuara për covid si dhe në disa nga spitalet rajonale që kanë ngritur pavione të posaçme.

Në shkelje të rregullave dhe protokolleve të sigurisë ku mungojnë kapacitetet akomoduese, në këto spitale private, trajtohen pacientë me sëmundje të ndryshme duke u bërë kështu rrezik për përhapjen e infeksioneve nga ata që trajtohen për COVID.

Numri i të shtruarve në privat nuk dihet, por sipas burimeve shumica e shtretërve janë të zënë nga pacientë me COVID.

Laboratorët e spitaleve private janë një tjetër hallkë që funksionojnë vetëm për zhvatjen e qytetarëve. Testimet në privat shkojnë deri në 100 euro.

Për më tepër shumë prej përgjigjeve kanë qenë fiktive veçanërisht kur qytetarëve u është kërkuar testi për të dalë jashtë vendit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *