Subscribe

Shkrimtarja e njohur Mira Meksi vjen kete vere me nje novele te re per lexuesin. “Pa zemër ne kraharor” është vepra e fundit e shkrimtares ku ajo kalon serish kufijtë kombëtare, me personazhe, vendndodhje dhe subjekt ne Meksike, e me frymëzim nga letërsia e Karlos Fuentes.
Megjithatë, Meksi ne novele Pa zemer ne kraharor, botuar nga “Onufri” përdor serish realizmin magjik si nje mënyre te shkruari, me nje stil qe gërsheton realen me fantastiken. Heroina e novelës së shkrimtares në një çast zhgënjimi varros dashurinë me një gjest simbolik, tradhton të motrën duke i marrë të dashurin, niset për në Meksikë bashkë me Gentin, këtë të dashur të ri, e përfshirë, e bindur, e rrëmbyer dhe e joshur nga Erosi dhe jo më nga zemra dhe, në emër të kësaj ideje të ngulët, shijon të gjitha kënaqësitë tokësore të Meksikës, në një atmosferë sa ngjethëse aq edhe magjike.
Ajo e tradhton edhe Gentin, e braktis, duke ndjekur ëndrrën e saj, që shkëputet dalëngadalë nga realiteti dhe shkrihet me imagjinaren, deri në aktin final e sublim, kur i dorëzohet sakrifikuesve, priftërinjve të tempullit aztek, që ata t’i marrin zemrën nga kraharori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *