Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 April 2026
Vizion fokus

Ish-kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Erik Adams merr...

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës, ja...

“Artemis 2” niset drejt Tokës, pritet që katër astronautët...

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar...

Shoqata e Transportit kërkon subvencionim nga qeveria: Nëse nuk...

Më pak autobusë në qarkullim, Elbasan, shoferët thonë se...

“Nëse rriten çmimet e ushqimeve fillimisht do mendojmë për...

Rama me të moshuarit: Ndiheshim keq që nuk arrinim...

Malaj takohet me biznese të sektorit të turizmit në...

Zbutja e dënimit për autorin e vrasjes së policit,...

Osmani: Të miratohen ndryshimet kushtetuese, janë kusht për në BE

4 Dhjetor 18:27

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u bëri thirrje partive politike që sa më shpejt të miratojnë ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për integrim në Bashkimin Evropian.

 

Maqedonia e Veriut, më 19 korrik, formalisht ka nisur bisedimet me Bashkimin Evropian, por bisedimet thelbësore për kapitujt nuk do të fillojnë pa ndryshimin e Kushtetutës maqedonase për përfshirjen e pakicës bullgare në të.

 

Kjo parashihet me marrëveshjen me Bullgarinë, bazuar në propozimin francez për zgjidhjen e kontesteve mes dy vendeve lidhur me çështjet historike, gjuhën dhe identitetin maqedonas.

 

“Tema e ndryshimeve kushtetuese duhet të hapet sa më shpejt në Kuvend. Partitë politike duhet që të arrijnë një konsensus për çështjet evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje që kushdo qoftë në pushtet, të mos ketë dallime për këtë çështje”, deklaroi kryediplomati Osmani më 4 dhjetor.

 

“Është gabim të mendosh se po negociojmë me Bashkimin Evropian. Rregulloret dhe direktivat janë të fiksuara. Ju duhet t’i pranoni ato ashtu siç janë për t’u bërë anëtare e BE-së. Pavarësisht nëse është LSDM [Lidhja Socialdemokrate në pushtet], BDI [Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet] apo VMRO DPMNE [partia më e madhe opozitare maqedonase], askush nuk ka mundësi të ndryshojë diçka në negociatat me Bashkimin Evropian. E vetmja gjë që mund të ndryshojë është dinamika e dorëzimit dhe pranimit”, shtoi Osmani duke bërë të ditur se pa ndryshimet kushtetuese nuk mund të flitet për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Ai tha se kjo temë përfundimisht duhet të mbyllet sepse sipas tij, qytetarët pavarësisht se cilës prejardhje politike i përkasin, duan anëtarësimin në BE.

 

“Nëse nuk ka dallime, atëherë pse të mos e lëmë anash këtë temë, në interes të qytetarëve që duan BE në të dyja anët e skenës politike. Kemi mjaft tema për të diskutuar”, tha Osmani.

 

Pavarësisht thirrjes të shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, VMRO-ja opozitare ka thënë se nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese pasi pretendon se marrëveshja me Bullgarinë është e dëmshme për interesat kombëtare dhe shtetërore maqedonase.

VMRO-ja kërkon garanci nga BE-ja se Sofja nuk do të kërkojë lëshime tjera gjatë procesit të negociatave.

 

Ndryshimet kushtetuese nuk mund të miratohen pa votat e VMRO DPMNE-së, pasi shumica parlamentare nuk ka 80 vota, apo dy të tretat në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që numëron 120 ulëse të deputetëve./rel

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Rajoni
Tagged:
BE Bujar Osmani Maqedonia e Veriut

Nga e njëjta kategori

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

më shumë...

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

më shumë...

Shoqata e Transportit kërkon subvencionim nga qeveria: Nëse nuk ka përgjigje, javën tjetër rrezikohet shërbimi publik për qytetarët

më shumë...

Rama me të moshuarit: Ndiheshim keq që nuk arrinim t’i rrisnim pensionet, sot ekonomia na e jep këtë mundësi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:59

Mos i pini ilaçet e tensionit me...

4:47

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:44

Ish-kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Erik...

4:24

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e...

3:41

“Artemis 2” niset drejt Tokës, pritet që...

3:23

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria...

3:21

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti...

3:01

Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim...

2:56

Shoqata e Transportit kërkon subvencionim nga qeveria:...

2:49

Më pak autobusë në qarkullim, Elbasan, shoferët...

2:31

“Nëse rriten çmimet e ushqimeve fillimisht do...

2:21

Rama me të moshuarit: Ndiheshim keq që...

2:06

Lufta kundër kultivimit të kanabisit dhe zbulim...

1:41

Policia e Shtetit dhe ARRSH nisin aksionin...

1:33

Dy konkurrentë të rinj në Fermë, dinamika...

1:27

Malaj takohet me biznese të sektorit të...

12:19

Zbutja e dënimit për autorin e vrasjes...

12:07

Hyn në fuqi sistemi i ri në...

12:00

Ra nga tarraca e hotelit të tij,...

11:53

Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...

Më të klikuarat

  • Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës publikon çmimet e...
  • “Kjo e premte sjell shumë detyra”, parashikimi i...
  • Indi/ Tragjedi në ujëvarë, humbin jetën tre adoleshente gjat...
  • Rama me të moshuarit: Ndiheshim keq që nuk arrinim t’i rrisn...
  • Shoqata e Transportit kërkon subvencionim nga qeveria: Nëse...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.