Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 May 2026
Vizion fokus

Hezbollahu raporton tre sulme ndaj forcave izraelite në Libanin...

Trump deklaroi se armëpushimi me Iranin është në rrezik,...

Meta: SPAK rrëzoi akuzën për “1 milion dollarë lobim”...

Irani: Pasurimi i uraniumit është i panegociueshëm

Trump drejt Kinës me “elitat” e biznesit amerikan, Elon...

Trump ashpërson tonet, e quan “idiot” propozimin e Iranit

Dekorohet Tedi Papavrami, Rama: Njeri shembullor dhe një artist...

Kallas: Putin ndodhet në pozitën më të dobët

Greqia në prag zgjedhjesh, krijimi i partive të reja...

Vrasja e Rexhep Ismailit, gjykata vendos masën “arrest në...

Osmani: Nuk ka presion nga ndërkombëtarët për targat

26 Tetor 20:50

Presidentja Vjosa Osmani ka mohuar se ka presion ndërkombëtar për shtyrjen e afatit për targat. Ajo ka theksuar se në bashkëpunim me ta do të gjendet një zgjidhje, me qëllim të sundimit të ligjit dhe që qytetarët serbë të mos ndjehen të kërcënuar.

Ajo ka thënë se çështja e shndërrimit të targave ilegale në ato RKS është përpjekje për sundim të ligjit.

“Unë nuk do ta quaja presion, gjithçka që vjen nga miqtë tanë është sugjerim me qëllimin më të mirë të mundshëm. Natyrisht ne si liderë institucional të Kosovës, ashtu edhe miqtë tanë, qëllimin e kemi që të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë e përtej. Kurse sa i përket qëndrimit tim rreth targave e kam thënë para tri-katër ditësh, është i njëjti. Kjo është çështje e sundimit të ligjit dhe në koordinim me partnerët tanë do ta gjejmë një zgjidhje, ku qytetarët serbë nuk do të ndihen as të kërcënuar, as të frikësuar, sepse qëllimi është i mirë për ta. Natyrisht, bashkërisht t’i vazhdojmë përpjekjet tona për sundim të ligjit dhe për luftim të bandave kriminale, të cilat po djegin shtëpi, po djegin makina etj”, tha Osmani.

Osmani e cila mori pjesë në mbjelljen e pemëve në aksin rrugor tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ka shtuar se do të gjendet një zgjidhje, e cila është në respektim me afatin dhe mbron serbët e Kosovës.

 

“Ne duhet të ulemi të gjejmë një zgjidhje të përbashkët ku edhe respektohen detyrimet ligjore, e kushtetuese që i kemi ne si institucione e në anën tjetër gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, ndihen të mbrojtur, të informuar dhe po ashtu i mbrojmë ata nga kërcënimet e vazhdueshme që po ua bëjnë bandat kriminale serbe. Besoj që do të gjendet një zgjidhje përpara e cila edhe e respekton afatin edhe i mbron serbët nga këto kërcënime të vazhdueshme që po i kemi”, ka shtuar Osmani.

 

Sa i përket përzgjedhjes së kryeprokurorit të Shtetit, presidentja është pyetur për mosdekretimin e propozimit të Këshillit Prokurorial.

 

“Këshilli Prokurorial është i njoftuar dhe në takimin e fundit që kemi pasur me ta. Është absurde që të pritet të dekretohet një proces, i cili është duke u kontestuar në gjykatat e Kosovës. Kjo nuk ndodhë në një vend ku sundon ligji. E unë jam presidente që e respektoj ligjin dhe Kushtetutën”, ka përfunduar Osmani.

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Osmani Presion Targat

Nga e njëjta kategori

Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë, Vanesa tërhiqet: Nuk dua të ndikohem emocionalisht

më shumë...

Zhaku dhe Kostana trondisin “themelet”, fermerët: Duan të marrin dritë nga Moza, s’kanë personalitet!

më shumë...

Meta: SPAK rrëzoi akuzën për “1 milion dollarë lobim” për foton me Trump, do çmontohen edhe të tjerat

më shumë...

Debate dhe shumë surpriza, nis Ferma VIP 3! Ndiqeni LIVE në Vizion Plus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:50

Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë,...

1:17

Bujaka fitues i sfidës, fermerët e akuzojnë:...

11:53

Publiku shpëton Mozën nga televotimi, 4 fermerët...

11:37

Një letër nga nëna dhe takimi me...

10:45

Hezbollahu raporton tre sulme ndaj forcave izraelite...

10:44

Moza ndjenja dashurie për Adin? Fermerët hedhin...

10:01

Sara e rënduar pas debateve me Zhakun,...

9:51

Trump deklaroi se armëpushimi me Iranin është...

9:45

Zhaku dhe Kostana trondisin “themelet”, fermerët: Duan...

9:34

Meta: SPAK rrëzoi akuzën për “1 milion...

9:26

A duhet të qëndrojë Indri në Ferma...

9:01

Debate dhe shumë surpriza, nis Ferma VIP...

8:35

Tragjedi në Vlorë! 32-vjeçarja gjendet e mbytur...

8:13

Hamza: Limaj s’do të jetë pjesë e...

7:59

Irani: Pasurimi i uraniumit është i panegociueshëm

7:21

Trump drejt Kinës me “elitat” e biznesit...

7:18

Trump ashpërson tonet, e quan “idiot” propozimin...

7:08

Dekorohet Tedi Papavrami, Rama: Njeri shembullor dhe...

6:55

Kallas: Putin ndodhet në pozitën më të...

6:44

PDK refuzon kërkesën e Fatmir Limajt për...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Korçë, 21-vjeçarja denoncon për ngacmim seksual k...
  • “E zbrita nga ambulanca derisa erdhi policia”, flet babai i...
  • Hëna e Re sjell ndryshime të forta, Horoskopi javor nga Meri...
  • “8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për par...
  • Moza ndjenja dashurie për Adin? Fermerët hedhin dyshimet, po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.