Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Zjarr në Lazarat

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe...

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës me Iranin,...

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit në Tepelenë

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe...

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në vemendjen e...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin...

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë banesave në...

Osmani në Sofje: Provokatorët nuk do të lejohen të hyjnë në Maqedoni të Veriut

22 Janar 21:00

ë gjithë ata që provokojnë marrëdhëniet ndërshtetërore apo mohojnë identitetin maqedonas nuk do të lejohen të hyjnë në Maqedoninë e Veriut. Kështu ka deklaruar në Sofje ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pasi vizitoi në spital një përfaqësues të qendrës bullgare “Car Boris Treti” nga Ohri.

Hristijan Pendikov ishte sulmuar fizikisht të enjten, më 19 janar. Sulmi ndodhi para zyrave të këtij klubi në Ohër, ndërkohë që hetimet ende nuk kanë përcaktuar nëse ai është sulmuar për shkak të mosmarrëveshjeve personale apo për shkak të shtetësisë së tij bullgare.

Para mediave bullgare, Osmani tha se bullgarët në Maqedoninë e Veriut do të kenë të njëjtat të drejta si të gjitha komunitetet e tjera, por gjithashtu porositi politikanët, si eurodeputetin Angel Xhambaskit dhe Kostadin Kostadinovi të partisë “Rimëkëmbja”, se nuk kanë vend në Maqedoni të Veriut, ashtu sikur nuk ka vend edhe për politikanët tjerë bullgarë, që sipas tij, fyejnë popullin maqedonas.

“Ne nuk do të lejojmë mohimin e komunitetit bullgar në Maqedoni të Veriut, por nuk do të lejojmë as mohimin e popullit maqedonas, prandaj dua të dërgoj një mesazh që provokimet të ndalen. Pra, çdo ardhje në Maqedoni të Veriut me qëllim të fyerjes së popullit maqedonas, mohimit të popullit maqedonas, do ta trajtojmë seriozisht dhe kjo do të jetë ardhja e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolaj Milkov, kërkoi që të ndalet gjuha e urrejtjes nga pala maqedonase.

“Dhuna nuk ka vend në Bashkimin Evropian”, tha Milkov, pa specifikuar nëse incidenti i fundit do të nënkuptojë veto të re bullgare.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vitin e kaluar hoqi veton ndaj Shkupi duke mundësuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.
Vetoja ishte vendosur në nëntor të vitit 2020 për shkak të kontesteve mes dy vendeve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.

“Bullgaria këmbëngul me vendosmëri që autorët e këtij akti dhe akteve të tjera të ngjashme të dënohen me ashpërsinë e ligjit, për t’i dhënë fund kësaj atmosfere mosndëshkimi që po shkakton dhunë të re. Unë dua t’i them ‘jo’ ringjalljes së ‘traditave të zeza’ që historikisht janë të lidhura me Maqedoninë e Veriut – djegiet, pushkatimi dhe dhuna ndaj njerëzve. Këto gjëra nuk kanë fare vend në Evropë dhe ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për këtë”, tha ministri i Jashtëm bullgar Milkov.

Tensionet mes Shkupi dhe Sofjes janë ngritur në tre muajt e fundit pas hapjes së klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër, që u kundërshtuan nga pala maqedonase pasi mbajnë emrat e Car Borisit të Tretë dhe Vanço Mihajlovit, personalitete bullgare që kanë luftuar për bashkimin e territoreve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut është intensifikuar edhe debate mbi nevojën e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës maqedonase, pikë që është e përfshirë në marrëveshjen mes dy vendeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për gjuhën, identitetin dhe aspektet historike./R.E.L

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Maqedoni Osmani provokatore Sofje

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe “Shqipëria Sociale” në fokus

më shumë...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar, zbardhen diskutimet

më shumë...

Kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkon nga burgu Anuela Ristanin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

10:40

Zjarr në Lazarat

10:25

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë...

10:07

Zbuloni 10 ushqime të pasura me magnez...

9:58

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:51

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës...

9:46

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit...

9:43

Problem teknik në sistemet e trafikut ajror,...

9:34

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët...

9:20

Mbetjet mortore në Zubin Potok, dërgohen në...

8:52

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania...

8:17

Zjarr masiv në Dragot të Tepelenës, flakët...

8:13

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

7:54

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në...

7:51

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë...

7:33

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë...

7:19

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

7:10

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i...

7:02

Rikthimi në shkollë, ja si e përjetojnë...

6:37

Walker: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin,...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.