Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 December 2025
Vizion fokus

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar...

Persona të armatosur grabisin bibliotekën e Sao Paolos në...

“Evropa dhe Ukraina tani kanë më shumë karta”, Macron...

Pamjet tronditëse të tërmetit 7,6 ballë në Japoni, lëkundje...

Berisha: 35 vite më parë studentët e Dhjetorit nuk...

Piloti ukrainas i Su-27 vritet në krye të detyrës

Paraqitjet fantastike të Muçit, komentatori turk: Na mbylli gojën!

Osmani beson se Kosova ka ende kohë ta krijojë Qeverinë e re, e kritikon Listën Serbe për pengesa

20 Tetor 14:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se vendi ka ende kohë për ta krijuar Qeverinë e re gati tetë muaj pas zgjedhje parlamentare, por e kritikoi partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listën Serbe, se po përpiqet të sjellë pengesa në këtë drejtim.

Osmani tha se është në interes të Kosovës ta ketë sa më parë një qeveri të re dhe me mandat të plotë kushtetues.

“Unë nuk do të ngutesha që të jap supozime se do të dështojë krijimi i Qeverisë, ka edhe pak kohë”, tha Osmani për gazetarë pas një ngjarjeje të organizuar të hënën, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, në Prishtinë.

Përpjekjet për krijimin e Qeverisë së re nisën më herët këtë muaj, pasi u konstitua Kuvendi i ri më 10 tetor, duke i dhënë fund një ngërçi disamujor pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Një ditë pas konstituimit të Kuvendit, presidentja Osmani mandatoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re.

Por, kushtetutshmëria e konstituimit të Kuvendit të ri është kontestuar nga Lista Serbe – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit – pasi ajo nisi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të vendit për zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit.

Ajo e ka kundërshtuar zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar, duke pretenduar se janë bërë shkelje kushtetuese dhe të rregulloreve të punës së Kuvendit.

Në ankesën e saj, Lista Serbe kërkoi që gjykata të vendosë një masë të përkohshme, për të ndaluar, siç tha, “veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”.

Gjykata më e lartë e vendit ende nuk ka vendosur rreth ankesës së Listës Serbe, por ka konfirmuar se e ka pranuar atë.

Kjo është hera e dytë që Lista Serbe ankohet në Kushtetuese për çështjen e nënkryetarit serb në muajt e fundit, pasi në gusht ishte ankuar kundër votimit ndaras.

Osmani tha se “vonesa që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton interesat, jo vetëm të Kosovës si shtet, por të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbët”.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi beson se nëse Kushtetuesja vendos në favor të Listës Serbe, vendimi mund të ndikojë edhe në formimin e Qeverisë së re.

“Me të do të binte poshtë nominimi dhe mandatimi i Lëvizjes Vetëvendosje nga presidentja për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës”, vlerëson Miftaraj.

Kurti u nominua më 11 tetor dhe ai ka tani edhe gjashtë ditë kohë t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim, sipas ligjit.

Por, ai do të ketë punë për t’i gjetur të paktën 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë për mandatin e tretë në krye të Qeverisë, pasi partia e tij i fitoi 48 ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nga partia e Kurtit, tha ditë më parë se partia e saj mund të bisedojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka 20 ulëse, për ndonjë koalicion të mundshëm, pasi Nisma Socialdemokrate, që ka 3 ulëse, nuk ka qenë e interesuar të përfshihet në qeverisje.

Ajo e ka përjashtuar ndonjë koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila doli e dyta me 24 ulëse, dhe Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Haxhiu ka përmendur po ashtu mundësinë që të diskutojnë me deputetët individualë për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Në rast se LVV-ja nuk arrin t’i mbledhë 61 vota, presidentja Osmani ka detyrën brenda dhjetë ditësh t’i ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë.

Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh./REL

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
Osmani Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

më shumë...

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

më shumë...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik për Francën

më shumë...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar për paqe

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • Horoskopi i sotëm, dinamika të reja dhe zhvillime për secilë...
  • Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në 25%, për...
  • E konfirmon ministri: Po  mbaron koha e bonuseve, tani vetëm...
  • Zbuloni katër shenjat që do kenë shumë para për festa
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.