Furnizimi me energji pa ndërprerje gjate sezonit turistik është nje sfide me vete. Operatori i Shpërndarjes se Energjisë ben te ditur se ka marre masa per te shmangur çdo defekt te mundshëm, duke montuar nënstacione elektrike ne zona te ndryshime turistike. Nje i tille është vendosur se fundmi ne Borsh me kapacitet e larte transmetimi.

 

Montimi i tij sipas drejtuesve te OSHEE, do t’i shërbeje rritjes se furnizimit me energji te Borshit dhe Qeparose. Ky nënstacion vjen pas montimit te dy te tjerëve te pozicionuar ne Himare dhe Dhërmi. Ndërkohe qe  po punohet per te vendosur edhe nje nënstacion portabel ne Orikum dhe Gjirin e Lalzit, e me pas edhe ne Shëngjin dhe Velipojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *