E premte, 18 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Video · Politikë

OSHEE paralajmërim ujësjellësve

 

Ujëllsjellesat janë debitorët me te mëdhenj ndaj Kompanisë se Shpërndarjes se Energjisë Elektrike. 87 milion dollarë është borxhi qe ujesjellesat kane ndaj kompanisë se shpërndarjes. Administratori Ardian Çela tha se nuk do te ketë me tolerime ndaj ujesjellesave dhe bashkive debitorë. Masat do te jene drastike nëse nuk paguhen faturat e energjisë.

 

Ardian Çela deklaroi se per shkak te borxheve ndaj kompanisë, vete OSHE ka debi ndaj organeve tatimore. 76 milion dollarë janë detyrimet e grumbulluara qe nga 2013-ta.

 

Ndërkohe, kreu i kompanisë se shpërndarjes sqaroi edhe çështjen e formularit per regjistrimin e te dhënave dhe adresës se re te çdo abonenti.

 

Gjate analizës se punës se OSHE, administratori i kompanisë tha se niveli i humbjeve në rrjet është ulur ne 26.4% .

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video