E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

OSHEE, matesa për 35 mijë qytetarë

Në qershor, asnjë familje, nuk do të faturohet më afrofe. Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, do të pajisë me matësa 35 mijë konsumatorët, të cilëve iu mungon sahati dhe po ashtu do të zëvendësohen edhe të gjithë matësit e dëmtuar. Në 2015-ën, OSHEE bleu 59 mijë matësa dhe ka nisur procedurat e prokurimit për të blerë dhe 35 mijë të tjerë. Enti Rregullator i Energjisë i ka vënë dy herë afat kompanisë së shpërndarjes që të mos faturojë afrofe, por ky vendim nuk është zbatuar. Shkak janë bërë mosmarrëveshjet me kompanitë që CEZ i dikurshëm kishte bërë kontratë për të blerë matësa, por që çmimet ishin shumë të larta. Sipas OSHEE-së, problem është edhe dëmtimi vetë i matësit nga klientët e saj. Deri tani janë kompania ka bërë 400 kallëzime në Prokurori.

Më shumë video

Reklamë