Subscribe

300 milion lekë investime në rrjetin e energjisë do të shkojnë vetëm për rajonin e Elbasanit. Administratori i OSHEE-së Ardian Çela tha se deri tani në këtë qytet janë riparuar dhjetëra kabina elektrike, por rrjeti i amortizuar ka bërë që cilësia e furnizimit me energji të jetë e dobët. Për këtë ai u kërkoi klientëve të kompanisë së shpërndarjes mirëkuptim.
“Në këtë rrugë që kemi nisur nuk ka kthim prapa dhe qytetarët do të na mirëkuptojnë nëse ne nuk arrijmë dot ti ezaurojmë brenda vitit të gjitha problemet që mund të kemi.” Nga investimet e kryera deri tani në Elbasan janë vendosur 500 shtylla të reja dhe janë rikonstruktuar tërësisht 102 kabina elektrike. Numri i abonentëve që kanë përfituar nga këto shërbime arrin në 20 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *