Subscribe

Ambasadori i OSBE/ODIHR në Tiranë, Vincenzo Del Monaco deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit treguan përmirësim krahasuar me te meparshmet.

Megjithatë, diplomati kërkoi që të pritet dalja e raportit përfundimtar të misionit të ODIHR me qëllim identifikimin e problematikave.

 

 

VINCENZO DEL MONACO –AMBASADOR I OSBE/ODIHR NE TIRANE

 

Ne te gjithe e kemi lexuar raportin e ndermjetem te ODIHR dhe aty permenden disa elemente. Permenden disa gjera, por nese jeni dakord me mua, me mire te presim qe te dal raporti perfundimtar dhe pastaj ti lexojme te gjithe sebashku. Ne fakt raporti i ODIHR nuk ben certifikim. Vete ODIHR ben vezhgim te procesit. Une po thoja qe duhet te presim te dali raporti perfundimtar, sepse une vet dua te punoj me gjerat perfundimtare. Dhe ne ate menyre do te kemi dhe perfundime me racionale. Por ne thelb raporti tregon disa permiresime.

 

Sa i takon pretendimevve të ngritura nga opozita për masakër zgjedhore, ambasadori tha se po e ndjek me vëmendje këtë shqetësim dhe se do të zhvillojë një takim me kreun e demokrateve, Lulzim Basha.

 

“Së shpejti do zhvilloj një takim me Bashën dhe këtë çështje mund ta diskutoj nga afër me të. Jam i interesuar të dëgjoj të gjitha pikëpamjet e partive politike. Unë e mbështes plotësisht Shqipërinë. Kjo është një nga arsyet kryesore pse ne bëmë përpjekje të mëdha për të mbështetur Shqipërinë në lidhje me procesin zgjedhor para 25 prillit. Le të dalë raporti përfundimtar dhe prezenca e Osbe do jetë e gatshme për të formuluar rekomandimet”

 

Deklaratat diplomati i bëri nga Korça ku u takua me kryebashkiakun Sotiraq Filo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *