E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

OSBE: Hetoni krimet zgjedhore, besojmë tek autoritetet gjyqësore

Ambasadori i  OSBE-së në Shqipëri Vincenzo Del Monaco ishte këtë të mërkurë në Elbasan.

Ai kërkoi nga institucionet e drejtësisë hetim të shpejt lidhur me akuzat e ngritura nga opozita për shit-blerje të votave.

Reklamë

 

VINCENZO DEL MONACO – AMBASADOR I OSBE NE SHQIPERI

 

“Mendoj se të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it. Kur flasim për ankesat për procesin zgjedhor dhe ngjarjet kriminale që ndodhën gjatë procesit zgjedhor nuk më takon mua të gjykoj. Unë kam plotësisht besim tek autoritetet gjyqësore shqiptare.”

 

Diplomati foli edhe për përplasjen me armë zjarri mes militantëve të PS dhe PD ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

 

 

“Siç ju kujtohet, ditën pas vrasjes në Elbasan, përpara zgjedhjeve, ne bëmë një deklaratë shumë të qartë dhe kemi besim te një hetim i shpejtë dhe se gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë. Kështu funksionon në demokraci.”

 

Gjatë vizitës në Elbasan ambasadori i OSBEE u takua me kryetarin e bashkisë, drejtorin e policisë dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë