Asambleja Parlamentare e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) ka reaguar duke denoncuar refuzimin e Turqisë për t’i dhënë akreditimin dy deputetëve skandinavë.

 

Këta të fundit do të shkonin në vend si vëzhgues për zgjedhjet presidenciale të 14 majit.

“Ne jemi të zhgënjyer nga kjo masë e cila mund të ketë një ndikim negativ në punën e misionit ndërkombëtar vëzhgues,” tha në një deklaratë Kuvendi, i cili dërgon më shumë se njëqind parlamentarë përveç gati 400 përfaqësuesve të dërguar nga vetë organizata. “Turqia nuk duhet të kishte ndikuar në përbërjen e misionit bazuar në deklaratat e bëra nga parlamentarët në kontekstin e mandatit të tyre politik”, shtoi ai.

 

Dy deputetët danez nuk morën leje nga Ankaraja për këtë udhëtim.

 

Njëri nga dy deputetët tha se ai akuzohej për promovim të një organizate terroriste.

 

Në të kaluarën, ai kishte vizituar Forcat Demokratike Siriane të dominuara nga kurdët, të cilat janë në ballë të luftës së mbështetur nga SHBA kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri, raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

“Një vend nuk mund të zgjedhë parlamentarët që kanë një mision vëzhgues,” tha ai. “Kjo hedh një hije mbi zgjedhjet turke, ata tashmë po tregojnë se duan t’i kontrollojnë ato.” 

 

Kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu përfaqëson sfidën më të vështirë elektorale për Presidentin Rexhep Tajip Erdogan që kur ai erdhi në pushtet në vitin 2002.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *