Subscribe

Njohja me trashëgiminë kulturore dhe përcjellja ndër breza e punëve të dorës, është fokusi i ciklit të aktivitetit “Origjina dhe Artizanati” që po zhvillohet në Muzeun Kombëtar të artit mesjetar në korçë

 

Për specialistët e këtij muzeumi, promovimi i këtyre veprave synon edukimin dhe ringjalljen e interesit tek të rinjtë për të vazhduar më tek këtë lloj artizanati.

ENIS GJANÇI

SPECIALISTE PRANE MKAM

 

Është një program sepse brezi i ri duhet të mësohet me traditat e vendit. Në ditët në vijim do kemi shumë artizanë që do vijnë në muzeun tonë dhe që do shpalosin veprat e tyre, duke mësuar dhe edukuar brezin e ri ndoshta do të ngjallë tek ata interesin për të vazhduar këtë lloj artizanati.

 

Përmes këtij programi edukativ fëmijët do të njihen më mirë me krijimtarinë artistike dhe artizanale në qarkun e Korçës dhe traditat e kaluara brez pas brezi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *