Subscribe

E ftuar në emisonin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus këtë të mërkurë ishte aktorja e njohur e Al Pazar, Ori Bici.

Aktorja shumë e dashur për publikun rrëfeu për herë të parë se tashmë ajo i ka dhënë fund beqarisë, pasi është fejuar me partnerin të cilin e ka njohur një vit më parë.

Mes batutave dhe humorit Ori tha se ishte Florian Agalliu ai i cili e njohu me partnerin.

Ajo theksoi se të dy vendosën që t’i përshpejtojnë gjërat për të nisur bashkëjetesën pasi marrdhënia mes tyre është e shkëlqyer.

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se cila ishte këshilla që i dha mamaja para se të niste bashkëjetesën, Ori tregoi se janë këshillat standarde të çdo nëne shqiptare, laj, gatuaj, mos e lër shtëpinë rrëmujë.


Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Çfarë të këshilloi mami në momentin që do jetoje me të?

Ori Bici: Punët e shpisë, gatimin ta ketë gati, mos e lërë shumë shtëpinë rrëmujë.

Brikena Prifti: A je ti kështu?

Ori Bici: Unë jam, por nganjëherë edhe i neglizhoj. Absolutisht gatuaj, pastroj, vë lavatriçen. Por duke qenë se jemi vetëm të dy kemi komoditetin që edhe mos e bëjmë ndonjë nga këto.

Brikena Prifti: Keni menduar për më tej?

Ori Bici: Di që nuk duam të bëjmë dasëm.

Brikena Prifti: Pse kjo zgjedhje?

Ori Bici: Nuk e di. Kur isha më e vogël mendoja për të veshur fustanet, por me kalimin e kohës mendoj që më mirë t’i kem ato lekë dhe i përdor për udhëtim, se sa të ftoj 200 veta që në fund edhe të shajnë.

Brikena Prifti: Plane për fëmijë?

Ori Bici: Diskutojmë, por them do presim edhe pak.

Brikena Prifti: Çfarë do të doje?

Ori Bici: Një vajzë.

Brikena Prifti: E ndien veten gati?

Ori Bici: Po e ndiej.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *