E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Organizuan marshim për 1 Majin, dhjetëra të arrestuar në Turqi

Në përpjekje për të zhvilluar marshime me rastin e Ditës së 1 Majit, dhjetëra turq janë arrestuar këtë të premte në Stamboll dhe Ankara. Bëhet fjalë për 45 persona të arrestuar.

Mes të ndaluarve është edhe kryetari i Konfederatës së Sindikatave Progresive të Turqisë, Arzu Cerkezoglu dhe disa udhëheqës të tjerë të sindikatës.

Arrestimi i tyre u bë pranë sheshit Taksim, ku po tentonin të shtronin kurora me karafila. Ata gjithashtu këmbëngulën që të marshonin kolektivisht në shesh, por kjo gjë ishte në kundërshtim me rregullat e bllokimit dhe distancës sociale.

Shtatë persona u arrestuan në kryeqytetin Ankara, ndërsa 38 prej tyre u ndaluan në Stamboll.

Deri tani, Turqia regjistron në total 3174 të vdekur dhe 120.204 të infektuar nga koronavirus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë