E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Organizuan grumbullime me muzikë live e balerina/ Procedohen 60-vjeçarja dhe i riu

Policia e Durrësit ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit dy administratorë lokalesh dhe 7 balerina, pasi organizuan aktivitete masive me muzikë live.

Në gjendje të lirë u procedua: B. K., 27 vjeç, pasi u konstatua se në subjektin “Muzikë live”, në administrim të tij, kishte organizim me muzikë në ambient të mbyllur.

Po ashtu, u vu nën hetim edhe 60-vjeçarja me iniciale D.P. Në lokalin në pronësi të saj organizohej muzikë ‘live’, duke u kthyer në një ambient të rrezikshëm për përhapjen e koronavirusit.

Nga ana e ISHP-së janë marrë masa administrative ndaj subjekteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë