E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Organizonte lojëra fati, procedohet 25-vjeçari në Dibër

Një person është proceduar penalisht në dibër, pasi dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit.

 

Në sajë të operacionit të koduar “Monitori”, është bërë i mundur procedimi penal i 25 vjeçarit me iniciale A.T. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 17 kompjutera për lojëra fati, çipsa dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për të ushtruar këtë veprimtari të kundraligjshme.

 

Reklamë

Procedimi penal ndaj 25 vjeçarit filloi pasi në bodrumin e një apartamenti të marrë me qera nga shtetasi i lartpërmendur,  u konstatuan 17 aparatura kompjuteri që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe aksesorë të tjerë.

 

Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë subjekt u konstatua se ky shtetas kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë