E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Organizatë ekstremiste”/ Në kërkim të arrestimit të homoseksualëve, policia bastis lokalet e natës në Moskë

Russian President Vladimir Putin gives a televised address in Moscow, Russia, June 24, 2023. Sputnik/Gavriil Grigorov/Kremlin via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.

Ambientet që frekuentohen nga homoseksualët do të jenë në “shenjestrën” e policisë ruse. Aksioni policor vjen vetëm disa ditë pasi LGBT+ u shpall organizatë ekstremiste. Menjëherë pas këtij vendimi policia ka nisur bastisjen e disa klubesh nate, si dhe sauna për meshkuj, ku raportohet se vizitohen nga homoseksualë.

 

Reklamë

Ky veprim i Kremlinit, shkaktoi zemërim tek organizatat e të drejtave të njeriut, të cilat e konsiderojnë si shkelje të rëndë të lirë së qytetarëve.

 

Reklamë

Në një video që qarkulloi në rrjete sociale, policia shfaqet duke bastisur një klub në Moskë, ku rreth 300 persona ishin mbledhur për një festë LGBT+.

 

“Në mes të festës, policia ndaloi muzikën dhe filloi të fotografonte pasaportat e klientëve. Numri i të arrestuarve mbetet i paqartë. Policët kontrolluan pasaportat dhe ata që nuk kishin leje qëndrimi në vend u arrestuan”, shtoi një dëshmitar okular.

 

Rusia prej kohësh ka dënuar marrëdhëniet mes të njëjtës gjini, duke u kthyer në një ndër vendet më radikale në botë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë