David Williams është kafshuar nga gjarprinjtë gjashtë herë.

 

“Herën e parë ishte shumë e tmerrshme, sepse nuk e dija se çfarë të prisja. Ndihej sikur duart e mia u shkatërruan me një çekiç”, thotë ai.

 

“Kafshimi im i fundit do të ishte fatal, por për faktin që po mbanim një çantë mjekësore emergjente, mund të bënim diçka”.

 

Dr. Williams, një ekspert për gjarpërinjtë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) – që udhëton në botë për mbledhjen e helmit të gjarprit për të ndihmuar në zhvillimin e trajtimeve të reja – thotë se shumica e viktimave “nuk e kanë këtë luks për t’i shpëtuar kafshimit”.

 

OBSH i quan gjarpërinjtë “ndoshta kriza më e madhe shëndetësore e fshehur në botë”, pasi një person vdes nga kafshimi çdo katër minuta. Qindra mijëra të tjerë kanë mbetur me pasoja dhe me dëmtime të shumta si pasojë e kafshimeve.

 

Sulmet e gjarprinjëve prekin kryesisht njerëzit që jetojnë në disa nga komunitetet më të varfra në pjesët më të varfra të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine. Fermerët rrezikojnë jetën dhe jetesën e tyre çdo ditë, thjesht duke u kujdesur për të korrat e tyre, ku gjenden gjarpërinjë të shumtë vdekjeprurës. Por nga ana tjetër edhe fëmijët shpesh bëhen viktima të këtyre sulmeve.

 

Deri tani, dy organizata të mëdha shëndetësore – WHO dhe Wellcome Trust në Mbretërinë e Bashkuar – po ndërmarrin hapa për të trajtuar kafshimet e gjarpërinjve.

 

Wellcome Trust po investon 80 milionë paund në një program të ri për të investuar në trajtime të reja dhe qasje më të mirë në kundërhelm.

 

Dhe OBSH është duke u përgatitur që të publikojë një plan për të përgjysmuar brenda vitit 2030 numrin e vdekjeve të shkaktuara nga gjarpërinjtë.

 

“Ne jemi në një pikë shumë të rëndësishme në përpjekjet për të bërë diçka për kafshimet e gjarprinjëve për disa nga njerëzit më të varfër në botë”, thotë Dr Williams.

 

“Shumë prej tyre tashmë jetojnë në varfëri dhe pasojat e kafshimeve nga gjarprinjtë janë se I detyrojnë këta njerëz që të futen akoma më shumë në borxhe dhe dëshpërim, edhe nëse mbijetojnë”./ BBC

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *