Përmes faqeve të gazetës së madhe spanjolle “Marca” vjen një rindërtim i orëve të fundit të jetës së Diego Armando Maradona , i cili ndërroi jetë te merkuren në mbrëmje në moshën 60 vjeç.

 

Sipas gazetës Spanjolle legjenda e futbollit botëror , u zgjua rreth orës 10:00 të mëngjesit, piu një pije, bëri një shëtitje të shkurtër dhe u kthye përsëri në shtrat. Gjatë kësaj kohe ishte I shoqëruar nga disa të afërm dhe infermieria e tij personale.

 

Rreth orës 12 në mesditë, alarmet e të gjitha instrumenteve mjekësorë të pranishëm në shtëpinë e tij në “Delta del Tigre” në San Andrés filluan të bien, duke tërhequr vëmendjen e stafit dhe anëtarëve të familjes të pranishëm.

 

Brenda pak minutash mbërritja e mbërriten në banesë, jo pak por pesë ambulance për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore.

 

Nga Maradona, megjithatë, asnjë lloj reagimi dhe në fund pas disa orësh, lajmi tragjik, që Diego kishte ndërruar jetë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *