E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Orban: Gruevski mik i Hungarisë, na ndihmoi për ndalimin e refugjatëve

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka folur për here të pare hapur për çështjen e azilit politik për ish kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski. Sipas kreut të ekzekutivit të Hungarisë, Gruevski nuk është thjesht një mik i tij, por edhe një aleat i gjithë popullit hungarez.

 

 Pa ish-kryeministrin maqedonas, do ta kishim shumë të rëndë që të mbronim kufijtë e Hungarisë nga vala e refugjatëve, edhe ndërtimin e një muri. Ai edhe atëherë kërkoi ndihmë dhe ne e ndihmuam. Njeriu duhet sinqerisht t’i trajtojë aleatët e tij. 

 

Reklamë

Sipas kryeministrit hungarez, Gruevski ishte politikani i pare në Ballkan i cili ishte pro ndalimit të refugjatëve.  Duke komentuar lëvizjet ish-kryeministrit te Maqedonisë ne disa vende deri sa mbërriti në Hungari Viktor Orban tha se “e gjithë historia ishte shumë ekzaltuese siç do histori krimi”.

 

 

Më shumë video

Reklamë