E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Opozita vijon bojkotimin e Kuvendit, prezanton masat antimafia nga Tirana

Këtë të hënë do të nisë seanca e radhës e kuvendit, ndërkohë nga ana tjetër vijon bojkoti i opozitës, i nisur që më 3 shtator.

 

Bëhet me dije se pas mbledhjeve paralele të Kuvendit në Shkodër, Elbasan, Durrës dhe Vlorë, PD njofton se do të prezantojë sot në Tiranë masat antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.

 

Reklamë

Alternativa, sipas PD, ka për qëllim sekuestrimin e pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin. Ndërsa në rendin e ditës së seancës plenare janë disa projektligje, mes të cilave; ai për për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave.

 

Ndërsa në Kuvend vazhdojnë të jenë të mbartura nga sesioni i kaluar projektligji për magjistratët dhe ai për Kodin Rrugor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë