Mijëra bjellorusë protestuan sërish në Minsk, në demonstratën e radhës kundër presidentit autoritar Aleksandër Lukashenko.

 

Autoritetet vendosën kamionë ushtarakë ne gatishmeri. Protestuesit ndërkohë bën thirrje për arrestimin e Lushenkos, ndërsa opozita i ka vendosur ultimatumin për dorëzimin e postit të Presidentit deri më 25 tetor, në të kundërt do të përballet me protesta mbarëkombëtare që do të paralizojnë Bjellorusinë.

 

Por Ministria e Brendshme ka kërcënuar se do të përdorë forcën vdekjeprurëse, pasi protestuesit janë bërë jashtëzakonisht radikalë. Bjellorusia është përfshirë nga protestat qëkur Lukashenko shpalli fitoren ne zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, me gjithë akuzat për manipulim të gjerë të votave.

 

Që prej atëherë mbi 12,000 bjellorusë janë arrestuar dhe qindra janë torturuar gjatë protestave. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk i kanë njohur rezultatet e zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi dhe kanë bërë thirrje për largimin e Lukashenkos.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *