Ushtruesja e detyrës së presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani ka marrë garancinë e liderit të opozitës Basha për miratimin e një rezolute që dënon genocidin serb. Të dy politikanët theksuan rendësin që ka bashkëpunimi mes Tiranës e Prishtinës zyrtare, bashkëpunim i cili sipas kryetarit të PD Basha është dëmtuar gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

“Dhe jam jashtëzakonisht i brengosur nga fakti që në një kohë të vështirë për Kosovën, Prishtina zyrtare, institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës, nuk ka mbështetjen që duhet të ketë nga Shqipëria. Kjo do të ndryshojë. Në këtë kuadër po kështu zotohem se Kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratojë jo thjeshtë dhe vetëm, me vonesë madje, rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë”

 

VJOSA OSMANI

KRYETARE E PARLAMENTIT TE KOSOVES

 

“Besoj që kërkesa jonë si Republikë e Kosovës që Shqipëria të jetë shteti i dytë pas Kosovës që të dënoj gjenocidin Serb në Kosovë nëpërmjet një rezolute është kërkesë plotësisht legjitime kërkesë që nuk do të duhej të haste në vonesa e as në pikëpyetje”

 

Basha ka shfrytëzuar takimin me kryeparlamentaren Osmani për të përsëritur një premtim të vjetër të PD në lidhje me rrugën e kombit

 

LULZIM BASHA

 

“Një nga vendimet e mia të para si kryeministër do të jetë heqja e traut në rrugën e Kombit, si dhe negocimi me qeverinë Kosovare për mosvendosjen e asnjë pengese tarifore në autostradën Ibrahim Rugova. Ky sigurisht është minimumi.”

 

Vjosa Osmani zgjodhi simbolikën edhe tek dhurata për liderin e opozitës një kristal nga Mitrovica.

 

VJOSA OSMANI

“sepse kristali ishte në formën e hartës së Kosovës për të simbolizuar pacenueshmërinë territorial të Republikës sonë.”

 

Basha i ka premtuar kryeparlamentares së Kosovës se Partia Demokratike do të mbështesë gjithnjë Prishtinën zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *