Krerët e tre partive kryesore në opozitë, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë refuzuar takimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me liderët e të subjekteve politike për të diskutuar reformën zgjedhore. Në një qëndrim të tyre opozita vlerëson se “nuk është koha të bisedohet për reformë zgjedhore, por për mbajtjen e zgjedhjeve”. Pozitivisht kësaj ftese iu përgjigjën partitë e tjera në pushtet si PDK e LDK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *