Punimet e Kongresit te socialisteve nuk mbeten jashtë vëmendjes se Partisë Demokratike, qe e quan atë farse sa tragjike, edhe komike e te dominuar nga gënjeshtrat. Ne nje deklarate, deputeti Gerti Bogdani u ndal veçanërisht tek fjalimi i eurodeputetit te majte Xhani Pitela, qe sipas tij sulmoi jo vetëm te djathtën ne Shqipëri, por edhe atë europiane. “Ne rastin e pare Pitela thotë qe vizat për shqiptaret i liberalizoi qeverisja e majte, e kjo tregon ose sa pak informacion ka, ose sa pak kapacitet ka”, u shpreh Bogdani.  Ndërsa ne rastin e dyte, ai iu referua deklaratës se Piteles, se e djathta europiane pranon dhe te vrase fëmije refugjate, vetëm qe te mos i pranoje ne BE e t’i ndihmoje. “Ky arlekin politik, qe me shume gjasa financohet nga këta arlekinet tanë (me paratë qe vjedhin nga tenderat e koncesionet) duhet ta ketë shume te qarte qe është e djathta europiane ajo qe e mban Europen ne këmbe ne mes te krizave, është e djathta europiane, e sidomos CDU gjermane qe hapi dyert për qindra mijëra refugjate e po mundohet ta zgjidhe krizën”; – përfundon deklarata e Bogdanit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *