E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita protestë para Parlamentit, tubuesit kundërshtojnë projekt-buxhetin e vitit 2025

Prej afro dy orësh, qindra qytetarë të thirrur nga opozita po protestojnë përpara Parlamentit kundër projekt-buxhetit të vitit 2025, që pritet të miratohet sot.

Protesta nisi ndryshe nga të tjerat, pasi tubuesit mbajtën një minutë heshtje për nxënësin 14-vjeçar të vrarë para shkollës.

Ndërkohë, në protestë ishin edhe pensionsitë,  të cilët në fjalën e tyre thanë se bonusi dhe indeksimi nuk janë zgjidhje për ta.

Tubimi po monitorohet nga forca të shumta policore, të cilat ndodhen përreth selisë së Parlamentit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë