Sytë e opozitës janë tek Komisioni i Venecias, i cili duhet të shprehet për Kodin e ri Zgjedhor. Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi deklaroi se pritshmëritë janë që ky Komision do të kërkojë të bëhen ndryshime, të cilat më pas duhet të reflektohen nga Parlamenti.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, me gazetarin Roland Zili, ai tha se ka kohë për të bërë ndryshime. Megjithatë, Bylykbashi theksoi se pavarësisht reformës zgjedhore, opozita do të futet në zgjedhje për të fituar.

 

Intervista e plotë:

 

-Keni deklaruar se Kodi i ri thyen standardet e OSBE dhe të Këshillit Evropian, por tani është fakt i kryre, çfarë do të bëjë opozita?

 

 

Është fakt i kryer që kodi i thyen standardet e OSBE dhe të Këshillit të Evropës. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Është një thyerje haptazi që u bëhet standardeve evropiane për barazinë në procesin e votimit, heqja e mundësissë së kandidatëve të pavarur që të garojnë në mënyrë të barabartë me të tjerët. Është rritur pragu zgjedhor, kurrë nuk kanë patur.  Pjesa më e rëndësishme është që Kodi Zgjedhor që nuk është më kodi konsesusal, është kodi i Edi Ramës, i bërë në mënyrë të njëashme bashkë me ndryshimet kushtetuese, thyen standardin kryesor që është standardi themel për ndershmërinë e zgjedhjeve, nuk ndryshohen rregullat pasi ka kaluar një vit nga data e zgjedhjeve. Për këtë arsye ne e çuam në Komisionin e Venecias. Ai do ta marrë në shqyrtim, do të nxjerrë një rekomandim dhe duhet të veprohet sipas tij.

 

-Pra ju shpresoni se do të ketë një rekomandim pozitiv nga Komisioni i Venecias. Por a ka kohë për të bërë ndryshimet nëse nga Venecia vjen një vendim pro opozitës, le të themi.

 

Jo vetëm që ka kohë, por është detyrim i padiskutueshëm. Ka kohë sepse këto rregulla nuk bëjnë asgjë, nuk kryejnë asnjë funksion deri në datën 17 shkurt sepse është momenti kur regjistrohen partite, më pas koalicionet, më pas kandidatët. Aty hyn në fuqi gjithë ai ndryshimi i Kushtetutës i 30 korrikut, i bërë më keq edhe 5 tetor.  Deri më 17 shkurt asgjë nuk ndodh, por nëse në dhjetor Komisioni i Venecias thotë që është shkelur standardi, është detyrimi i Parlamentit shqiptar të ndërhyjë për të ndrequr standardin. Këtë e ka thënë Komisioni i Venecias në vitin 2005 që afati një-vjeçar nuk vlen në rastet kur trajtohet një rekomandim apo ndreqet një situatë që është nën standardin ndërkombëtar.

 

-A do të ndikojë ky ndryshim  në mënyrën si do të zhvillohet fushata në të dy kampet politike?

 

Ndryshimet e sistemit zgjdhor janë shumë të mëdha. Është ruajtur vetëm pjesa, fasada e jashtme, madje është bërë edhe më keq. Një system proporcional rajonal që unë e kam quyajtur një paçavure rajonale. Ndoshta duhej ndërruar i tëri. Jemi përpara një sistemi pseudo mazhoritar, i pisët, nuk është i pastër. Kjo do të ndikojë qartazi në strategjitë elektorale të partive politike, tek strategjitë sesi do të maksimalizohet vota. Ne po punojmë me këtë pjesë, por kjo nuk është çështje për t’u diskutuar tani. Ne e kemi bërë të qartë që pavarësisht ndryshimeve të sistemit zgjedhor, hyjmë për të fituar zgjedhjet, pavarësisht sistemit zgjedhor. Shqiptarët kanë nevojë në 2021 të kenë zgjedhje të lira e të ndershme, por nuk do të jetë kështu. Do të jetë njësoj si në 2005, kur zgjedhjet nuk ishin në përputhje me standardet, por opozita fitoi. Më pas bëri reforma të thella. Do na duhet të rindreqim të gjithë këtë paçavure që bëri Edi Rama në 30 korrik dhe më pas në 5 tetor.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *