Nga ana e opozitës jashtëparlamentare nuk ka asnjë kundërshti që të hënën ose të martën të mbahet një mbledhje e Këshillit Politik, me praninë edhe të Edi Ramës për të diskutuar për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Konfirmimi erdhi nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Por në vend të Lulzim Bashës, opozita do të çojë Gazment Bardhin përballë Edi Ramës.

“Në emër të opozitës, mirëpresim reflektimin tuaj për të vijuar diskutimin dhe vendimmarrjen konsensuale në Këshillin Politik për çdo çështje lidhur me zgjedhjet, siç kemi rënë dakord me shkrim në Marrëveshjen Politike të 14 Janarit dhe Dakordësinë e 5 Qershorit. Për çdo çështje tjetër, ne jemi të gatshëm, në orën e caktuar nga ana juaj, si të hënë ashtu edhe të martën, pa patur një preferencë për këtë. Presim konfirmimin tuaj për ditën që ju preferoni, duke shprehur gatishmërinë tonë për pjesëmarrjen në atë mbledhje. Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatshme zgjerimin e përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi.”

Opozitarët theksuan edhe njëherë se ky takim mund të zhvillohet me kushtin që të miratohet e pandryshuar dhe sa më shpejt marrëveshja e 5 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *