Subscribe

Mbremjen e se martës të gjithë kryetarët e koalicionit opozitar janë mbledhur në kantinën e kreut të Partisë Agrare Agron Duka, për të diskutuar hapat që opozita do të ndërmarrë për të arritur qëllimin final, organizimin e zgjedhjeve të parakohshmë me një qeveri tranzitor, pa Ramën kryeministër.

 

Në këtë takim ku mungonte vetëm kreu i PBDNJ, Vangjel Dule është rënë dakord që opozita të ketë një platformë për marrëdhëniet brenda koalicionit por edhe në raport me qeverinë e qytetarët.

 

FATMIR MEDIU

 

KRYETAR I PR

 

Ishte e nevojshme dhe riorganizimi dhe koordinimi politik dhe elektoral te vet opozites ne pikëpamje të nivelit të vendimarrjes të kryetarëve të partive . Për të shkuar më pas tek cështje që janë shumë të rëndësishme për shoqërinë shqiptare, dmth për ti dhënë mundësi shqiptarëve që të kenë një shtet që bazohet mbi kushtetutë ku parim check and balance është vendimtar, pastaj për të shkuar në garantimin ë zgjedhjeve të lira e të ndershme për të garantuar një shtet funksional jashtë ndikimit të korrupsionit e krimit të organizuar.

 

 

Platforma e opozitës synon daljen e vendit nga kriza por edhe mekanizma që kriza të tilla mos përsëriten më.

 

 

PETRIT VASILI

 

Kemi krizë të shumëanshme, nuk ëhstë kriza as tek një pikë e kodit zgjedhor, as tek një nen i kodit zgjedhor. Pasi kodi zgjedhor ju e patë edhe tek raporti i OSBE-ODIHR që thoshte kodi zgjehdor ëhstë atje por është shkelur, pra kodi nuk ëhstë difektoz. “

 

 

NARD NOKA

 

KRYETAR I PDK

 

“ Eshtë detyra e opozitës që ne të paraqesim një draft për reformat kushtetuese, për reformën në sistemin e drejtësisë, për reformën zgjedhore.”

 

 

Vasili sqaron se nuk ka asnjë diferencë mes LSI dhe PD në raport me kushtin për largimin e Ramës nga posti I kryeministrit.

 

 

 

Tentiva e parë e opozitës do të jenë negociatat, nëse kjo nuk funksionon atëhere opozita do tu rikthehet protestave.

 

 

DASHAMIR SHEHI

 

KRYETAR I LZHK

 

“Neqoftese kjo lloj linje shumë e paqtë nuk funksionon sigurisht që presionin do ta rrisim nëpërmjet mjeteve të tjera, qe normalisht ne demokraci është protesta, demostrata, rruga.”

 

 

Darka mes krereve te koalicionit opozitar vjen vetem pak ditë pasi kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se opozita do të dalë me një platforme kombëtare për zgjidhjen e krizës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *