E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 15 minuta më parë
Politikë

Opozita nuk tërhiqet nga kushti

Pak ore pas ofertës se liderit te mazhorances, kryetari i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar se nuk ka kompromis nëse vendet e rezervuara, nuk aplikohen tek institucionet qe realizojnë procesin e vetingut. Sipas Bashes, Komisioni i Venecias ka sugjeruar te njëjtin parim per te 4 institucionet Këshillin e Larte te Prokurorisë, Keshillin e Larte Gjyqësor, si dhe per dy institucionet e “Vetingut”. Konferenca e liderit te Opozites Basha u shoqërua me reagime ne kohe reale te kryeministrit Edi Rama. Ndërsa Basha deklaroi se ka nje lajm te mire pasi shumica ka pranuar formulën e vendeve te rezervuara per dy institucione, Rama e përgënjeshtroi ne rrjetet sociale duke detyruar liderin e opozitës te korrigjoje deklaratën fillestare. Per liderin e opozitës Basha, i vetmi kusht qe ka Partia Demokratike eshte mos kapja e sistemit dhe nga ky pozicion, nuk do te tërhiqet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë