E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita nuk ndryshon mendje, serish bllokim i kuvendit

Opozita do te vijoje edhe kete te enjte strategjine e saj per bllokimin e punimeve te Kuvendit te Shqiperise.

 

Kjo linje e ndjekur per seancat parlamentare ka sjell kaos dhe tension ne javet e kaluara pasi deputetet e PD presin qe te marre fjalen kryetari Basha dhe me pas mblidhen ne foltore duke mos lejuar perfaqesuesit e mazhorances qe te marrin fjalen e tyre.

 

Reklamë

Pergjithesisht kreu i kuvendit Ruci ne te kaluaren, pasi ka nderprere disa here fjalen e Bashes ka vendosur te procedoje duke miratuar me shpejtesi pr.ligjet vetem votat e mazhorances.

 

Rama dhe deputetet e tjere te PS kane akuzuar opoziten se me kete sjellje synon destabilizimin e vendit dhe pengimin e hapjes se negociatave ndersa PD ka si kusht largimin nga detyra te ministrit Xhafaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë