Vendimi i opozitës per te bojkotuar te gjithë aktivitetin parlamentar ka prekur edhe reformën ne drejtësi, por kjo nuk e ka penguar aspak shumicën te vazhdoje mbledhjen e parashikuar. Per me shume se 2 ore anëtaret e maxhorances kane dëgjuar mendimin e eksperteve te EURALIUS dhe OPDAT ne lidhje me 11 çështjet e ngritura nga PD dhe ne fund iu është lene detyre qe te hartojnë draftin final te ndryshimeve kushtetuese. Nisur nga kjo kryetari i Komisionit te Reformës Fatmir Xhafaj ka lajmëruar se javën e ardhshme, reforma ne drejtësi është gati per t’u votuar ne seance. Garanci per miratimin e nje reforme ne përputhje me Venecian ka dhënë me herët edhe Eduard Halimi. Ndërsa ka dale para medias per te sqaruar arsyet e mungesës se opozitës ne Komision, Halimi ka përsëritur vullnetin per te votuar reformën.

Reforma në Drejtësi do të bëhet. Projekti i Reformës në Drejtësi do të miratohet. Jo ai projekt që ka Edi Rama në kokë, ai që ka pasur para dy vjetësh dhe e mban peng se do të realizojë krijesën e vetë, por do të realizohet Reforma në Drejtësi siç e kërkon Komisioni i Venecias, sigurisht që në ditët në vijim mbasi të mbarojë edhe vendimi politik i Grupit Parlamentar, ndërkohë që edhe gjatë kësaj jave ekspertët e Partisë Demokratike do të vazhdojnë të punojnë me ekspertët ndërkombëtare për të përpunuar draftin e amendamenteve kushtetuese dhe draftin e ligjeve të tjera të cilat kanë të bëjnë me komponentin antikorrupsion. Draftin e ligjeve për Byronë Kombëtare të Hetimit, draftin e ligjeve për SPAK-un, draftin e ligjeve për kontrollin e gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Ende nuk dihet nëse zgjidhjet e propozuara nga ekspertet e EURALIUS dhe OPDAT per 11 çështjet e ngritura nga Partia Demokratike gëzojnë konsensusin e te gjitha palëve, apo rruga per miratimin e reformës është ende e gjate.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *