Subscribe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka bëre thirrje opozitës që të votojnë projektligjin e propozuar nga  vetë ai për fuqizimin e rolit të Prefektit.

Më herët Flamur Noka e cilësoi projektligjin si qëllim për të kapur çdo pushtet.

Sipas tij me anë të këtij projektligji qeveria do të kapë edhe atë territor që deri dje nuk kontrollonte, por edhe për tu bërë shantazh kryetarëve të bashkive.

Balla: Deri tani kanë folur tre kolegë nga opozita. Njëri tha të forcohet roli dhe institucioni i prefektit, doli një tjetër dhe tha pse po e forconi institucionin e prefektit, doli një tjetër dhe tha duhet ta shkrini pozicionin e prefektit. A ka mundësi të kemi një qëndrim unik të aryseve pse nuk po votoni ligjin. Mezi i sallës thotë shkrijeni, kreu i sallës thotë forcojeni, ai tjetri thotë pse po e forconi. Unë ju mirëkuptoj që jeni pa kokë. Pashë se si u mor vendimi për të votuar kundër këtij ligji, doli njëri dhe tha “nuk do ta votojmë”. Ju thatë nuk votojmë sepse ju nuk keni votuar propozimet tona. Ky është argumenti juaj. Por ky nuk është argument, është lojë kalamajsh. Unë dua që ju të vini dhe të behni pjesë e këtyre këshillave vendorë të sigurisë publike. Unë kisha shpresuar se ju do ta përshëndesnit të parët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *