E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Opozita në panik nga zbatimi i reformës në drejtësi”

Pasi Parlamenti votoi kryeprokuroren e përkohshme dhe opozita protestoi, kryeministri Rama u kërkoi ndjesë shqiptarëve për shfaqjen para Parlamentit. Shefi i qeverisë tha se u përpoq të dialogonte me opozitën dhe të shpeshta ishin thirrjet e tij që pakica t’i bënte thirrje arsyes politike, që në seancë të votohej me konsensus. Megjithatë, Rama tha se votimi ishte legjitim.

 

Rama kujtoi se të gjithë kryeprokurorët e zgjedhur në kohën e qeverisjes së vendit nga Berisha, u fyen publikisht.

 

Reklamë

Kryeministri shtoi se zgjedhja e bërë u mbështet edhe nga faktori ndërkombëtar.

 

Mazhoranca sipas Ramës vetëm bëri detyrën në raport me detyrimin ligjor, sikundër bëri edhe më parë me reformën në drejtësi.

 

Për kryeministrin pavarësisht tensionit në shesh, rëndësi ka që vendi ka një kryeprokuror me mandat të përkohshëm.

Më shumë video

Reklamë