Subscribe

Një ditë përpara mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, i cili me shumë gjasë do të shqyrtojë dhe kandidaturën e Hashim Thaçit për president të vendit, opozita ndryshon strategjinë e protestave dhe ngre çadrat në sheshin “Ibrahim Rugova”, pranë selisë së Kuvendit. Duke folur për mediat, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ai i Vetëvendosjes Ymeri dhe lideri do të qëndrojnë për të kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit president. Ata thane se nuk do te largohen deri në dorëheqjen e qeverisë. Te mërkurën, mblidhet serish Kuvendi i Kosovës. Ndonëse zgjedhja e Thaçit president, nuk është ne agjendën e diskutimeve, mediat thonë se kandidatura e tij, mund te kaloje per votim ne Kuvend. Me herët, grupi “Misioni i ri”, i cili është marre me organizimin e fushatës parazgjedhore te Thaçit në procesin e fundit të zgjedhjeve parlamentare, ka njoftuar në rrjetin social Facebook, se të mërkurën do të mbahet një ceremoni festive me rastin e zgjedhjes së kreut të PDK-së si president i vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *