Deputetët britanikë i thanë një “Jo” të qartë marrëveshjes së Brexit të arritur pas më shumë se dy vitesh negociata, që nga vendimi i britanikëve në referendumin e 2016  për t’i thënë lamtumirë Bashkimit Europian.

 

Kreu i laburistëve Jeremy Corbyn kërkoi menjëherë mocion mosbesimi për kryeministren britanike Theresa May, e cila është përgjegjëse për këtë dështim të qeverisë. Diskutimi i gjerë pritet të zgjatë deri në orët e mbrëmjes, ndërsa votimit është planifikuar të mbahet rreth orës 20.00.

 

Ndërkaq presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker i ka kërkuar Mbretërisë së Bashkuar të qartësojë qëllimet e saj, sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi koha nuk premton.

 

Ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi për rreziqet e referendumeve dhe tha se fushata e “Brexit”-it ishte e manipuluar nga jashtë.

 

Edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz shprehu keqardhjen në Twitter, por theksoi se nuk do të ketë rinegocim.

 

Theresa May pritet t i kërkojë sërish kohë Brukselit, me qëllim që ta paraqesë edhe një herë tjetër marrëveshjen në Parlament. May deklaroi se do të kthehet në kuvend me një plan alternativ.

 

432 deputetë në total votuan kundër marrëveshjes së dakordësuar me BE-në, përfshirë 118 deputetë konservatorë të partisë së May, ndërsa në favor të saj u shprehën vetëm 202 konservatorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *